Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se në takimin me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, kanë kërkuar shpejtim të procesit të liberalizimit të vizave.
“Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhduar që Parlamenti Evropian dhe ai personalisht i kanë dhënë agjendës së liberalizmit të vizave, theksuam se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, dhe shprehem urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë”, është shprehur Haradinaj.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të intensifikojë dhe operacionalizojë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës”.