
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me presidentin ka thënë se partia e tij nuk është për shpërbërjen e parlamentit, raporton “Front Online”.
Ai ka thënë që është në dorë të Kuvendit të Kosovës që vendit t`i kthehet një qeveri legjitime.
“Ne s’jemi për shpërbërjen e paralementit për faktin se s’kemi qeveri dhe është kohë krize. Parlamenti është legjitim dhe ka një afat kohor më të shkurtër me ia kthy vendit një qeveri me mandat të plotë, në mënyrë që ajo të vazhdojë përballjen me pandeminë dhe pasojat e saj”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, qeveria e re do të merret me përballimin e pasojave të koronavirusit.
“ Ne përkrahim formimin e një qeverie nga ky parlament dhe të ballafaqohemi me pandeminë dhe pasojat nesër”, tha Haradinaj./Front Online
Limaj: Jemi të gatshëm për të krijuar një shumicë të re parlamentare