
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot bashkë me me një grup qytetarësh, kanë realizuar ecjen tradicionale deri në Bogiqe, për të kujtuar rrugën nëpër të cilën kaluan ish-pjesëtarët e Batalionit “Shkëlzen Haradinaj”.
Haradinaj në shkrimin e tij në facebook thotë se do të përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar.
Postimi i plotë:
Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”. Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë. Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi!RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1796835040440902/?type=3&theater