Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me homologun austriak Alexander Schallenberg, për të diskutuar vizionin e partneritetit afatgjatë bilateral dhe të ardhmes sonë evropiane.
“Shpreha falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve, me diasporën tonë në Austri dhe me shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova”.
“Si një vend qe i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga Ministri Schallenberg ndër tjera, mora mbështetjen për përkrahje të shtuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave tani që kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe presim sa më parë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.