×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet e 11 shtatorit kishin për cak të godasin jo vetëm ShBA-të por mbarë njerësimin.

    “Sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten ndër ngjarjet më të tmerrshme, që për cak kishin të godasin jo vetëm popullin, institucionet dhe demokracinë amerikane, por mbarë njerëzimin”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se pas 19 viteve më pas, ShBA-të bashkë me aleatët arritën të ngadhnjejnë ndaj të keqes me synim për një botë të qetë e të sigurt.

    “Shtatori mbetet në kujtesën tonë si ngjarja më tragjike e drejtuar ndaj simbolit të lirisë dhe investuesit historik për paqe e siguri në mbarë botën. Sot, nëntëmbëdhjetë vite më pas, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e saj, duke përfshirë edhe shqiptarët, arritën të ngadhënjejnë ndaj të keqes, me synim një botë të qetë e të sigurt për brezat e rinj”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka thënë se populli i Kosovës është përjetë mirënjohës ndaj popullit dhe institucioneve amerikane për ndihmën e dhënë në çdo epokë të historisë sonë.

    “Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj popullit dhe institucioneve amerikane për ndihmën e dhënë në çdo epokë të historisë sonë. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës në rrugën e avancimit të demokracisë dhe paqes në botë. Përgjithmonë bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi. Kosova kujton!”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.