×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit të Klinës, ku u ekzekutuan dhjetëra shqiptarë.

    Ndër ta, edhe 14 bashkëluftëtarë të Haradinajt.

    “Dita e sotme, na rikthen kujtimin e 29 marsit të kobshëm të vitit 1999. Atë ditë në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës, nga sistemi kriminal shtetëror i Serbisë, u ekzekutuan pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, pa i kursyer as të miturit dhe pleqtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Klankosova.tv.

    “Po atë ditë, mora lajmin e hidhur për rënien e 14 bashkëluftëtarëve, në një përballje heroike me pushtuesin në Shishman të Bokës. Djem të zotë, luftëtarë të dalluar, një pjesë të të cilëve i njoha në frontet e luftës”.

    Ish-kryeministri më tutje tha se Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, është nderimi më i madh që mund të bëhet për të rënët.

    “Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt. Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata qe vijnë. Është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët. Lavdi e përjetshme atyre që me gjak e shkruan historinë tonë”.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.