×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkesë Hotit për rinisje të fluturimeve

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Tash e disa ditë Aeroporti i Prishtinës po njofton se fluturimet ende janë të bllokuara deri në një vendim të qeverisë.

    Rreth kësaj pas mesnate ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka treguar se ka marrë shumë mesazhe dhe ankesa për mos hapjen e aeroportit.

    Haradinaj-Stublla nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se i ka drejtuar shkresë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe ministrit Zemaj për të shikuar mundësinë e hapjes së aeroportit të Prishtinës, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e OBSH-së.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Me qindra mesazhe dhe telefonata nga diaspora jonë kanë ardhur këto ditë në adresën time dhe të MPJD-së, me kërkesën për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    I mirëkuptoj të gjitha këto shqetësime, veçmas për shkak të anulimeve të vazhdueshme të avio-biletave, koston e madhe financiare dhe pasigurinë nga gjendja e krijuar.

    Po për këtë temë, në mëngjesin e sotëm i kam dërguar shkresë zyrtare Kryeministrit Hoti, Ministrave Zemaj dhe Abrashi, që të shohin të gjitha mundësitë që sa më parë të hapin Aeroportin e Prishtinës dhe t’i lejojnë fluturimet, gjithmonë duke respektuar dhe ndjekur udhëzimet e IKSHP-së dhe OBSH-së.

    Do të kërkojmë zgjidhje të përshtatshme dhe të sigurtë për bashkëqytetarët tanë dhe për rikthimin në punë të Aeroportit të Prishtinës sa më parë të jetë e mundur.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë nisur grevën e para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Në njoftimin e Shoqatës Sindikale...
    Lajme22 Maj 2025
    Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka folur për vizitën e Kaja Kallas në Kosovës, përfaqësueses së lartë të BE-së, ku thotë...
    Lajme22 Maj 2025
    Real Madrid njoftoi me deklaratë zyrtare se pesë njerëz janë dënuar me një vit burg këtë të mërkurë nga Gjykata në Spanjë,...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e përfshirjes së Kosovës në agjendën...
    Lajme22 Maj 2025
    “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së....
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.