×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Është duke u poshtëruar shteti dhe pushteti i Kosovës

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Nasim Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm në zyrat e organizatës nga EULEX.

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm në zyrat e organizatës nga EULEX.

    Ai nuk gjendet në objekt por është njoftuar në lidhje me bastisjen e sotme.

    “Aktualisht jam jashtë zyrave, më vjen shumë keq që nuk jam aty. Ne të gjithë sot kemi një mision dhe një detyrë. Jo, nuk jemi paralajmëruar për këtë bastisje, vetëm nga mediat, në telefon nuk përgjigjet askush përveç sekretarit Klinaku i cili më tha se nuk më lejojnë të ngjitem lartë”, deklaroi Haradinaj për TV Dukagjinin.

    “Unë e telefonova avokatin Tomë Gashi i cili më konfirmoi se ka hyrë brenda dhe pastaj procedurat e tyre që janë. Bëhet fjalë për një poshtërim të shtetit dhe pushtetit tanë, bëhet fjalë për një urdhër të një prokurori dhe fjalë të Vebih Kajtazit, të cilin e përgëzoj për suksesin e tij me EULEX-in”, shtoi ai.

    “Nuk kam ndonjë konfirmim në lidhje me arrestime ose diçka të tillë, për ato detaje i flet avokati. Ajo që na dobëson si shtet është se në Kosovë kush të dojë sorollatet dhe bën çfarë të dojë. Ne nuk kemi as Kushtetutë, as Parlament, asgjë, por jemi kukulla”, u shpreh Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Gusht 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që javën e ardhshme, raporton...
    Bota/Rajoni06 Gusht 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières pranë kufirit me Spanjën, duke shkaktuar një viktimë e nëntë të plagosur. Mediat...
    Bota/Rajoni06 Gusht 2025
    Shtëpia e Bardhë thotë se Donald Trump është i hapur për t’u takuar me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Sekretarja e shtypit...
    Të tjera
    Lajme06 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij për Dr. Gëzim Krasniqin, i cili do të jetë...
    Bota/Rajoni06 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë...
    Lajme06 Gusht 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar...
    Sport06 Gusht 2025
    Drita është gati për një ndeshje të vështirë të enjten në Bukuresht. Drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë deklaruar se janë të...
    Lajme06 Gusht 2025
    Historia u shkrua mbrëmë në Las Vegas, ku për herë të parë Kosova u nderua me dy çmime prestigjioze në një prej...
    Bota/Rajoni06 Gusht 2025
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Departamenti i Shtetit ka njoftuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.