Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për vizitën e Ramës në Kosovë.
Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shprehur një interesim për takim me Edi Ramën por vet ish-kryeministri ka refuzuar.
“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai.
Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.