Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk po shkon në zgjedhje me zgjedh vetëm Qeverinë, por me zgjedh edhe presidentin.
“Kësaj herë po shkojmë në zgjedhje sepse rezultati e dikton Presidentin dhe Qeverinë. Fituesi duhet të jetë i zoti që me i bë 81 vota që me zgjedh presidentin”, ka thënë ai, në RTK, shkruan FrontOnline.
E, duke folur për situatën aktuale në vend, Haradinaj ka deklaruar se duke i parë të gjitha këto zhvillime po i ofron vendit kandidatin president.
“Duke i kuptuar rrethanat zgjedhore ne po i ofrojmë vendit kandidatin për president”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë se synojnë me qenë një parti me një rezultat të mirë.
“E dimë që është vështirë me i fitu zgjedjet, këtë e dimë. AAK i kalon 20 deputet në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai./FrontOnline/