×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet konkursi për specializim, Zemaj: Nuk do të lejojë asnjë grup interesi që ta pengoj këtë proces

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për media, ka bërë të ditur se që na sot është hapur konkursi për shkollim specialistik.

    Zemaj ka thënë se ky proces ka qenë i bllokuar që katër vite, duke shkaktuar kështu deficit të kuadrove profesionalë shëndetësorë.

    Ai ka thënë se ky konkurs është hapur për 1034 persona, shkruan Telegrafi.

    “Krahahas luftimit me pandeminë kemi punuar edhe për procese tjera. Hapja e konkursit për shkollim specialistik është një proces ndër më të rëndësishmit për profesionistëT e rinj shëndetësorë. Për katër vite, katër gjeneratave u është mohuar specializimi duke shkaktuar kështu deficit të kuadrove profesionale në shumë lëmi specialistike tejet të nevojshme për sistemim tonë shëndetësorë.

    Ky konkurs është hapur për 1034 vende për shkollim specialistik, numër rekord që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më sot në vendin tonë”, ka thënë Zemaj.

    Zemaj theksoi se ky konkurs është ndarë në dy grupe, ku njëri menjëherë do të kyçet në luftën kundër pandemisë.

    “Në këtë konkurs kemi ndarë dy kategori të specializimit, në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike me interes nacional që janë të nevojshme në luftën kundër COVID-19, këta mjek dhe specializantë të ardhshëm menjëherë do të kyçen në institucione shëndetësore duke iu ndihmuar kështu kolegët e tyre, që në këto ditë të vështira janë të dëmtuar nga oraret e zgjatura dhe rrezikshmëria e lartë që ushtrojnë profesionin e tyre.

    Në kategorinë e dytë janë lëmit tjera specialiste që jo drejtpërdrejtë janë të lidhura me luftën kundër pandemisë, por që vazhdojnë të jenë të rëndësishme për shërbimet shëndetësore në vend”, tha Zemaj, duke kërkuar nga të gjithë që ta përkrahin këtë proces.

    Zemaj u zotua se si ministër i Shëndetësisë, nuk do të lejojë asnjë grup interesi që ta pengoj këtë proces.

    “Si ministër nuk do të lejojë asnjë grup interesi që të pengoj të rinjtë të shkollohen dhe avancohen për Kosovë. Duhet ta ruajmë trurin këtu në Kosovë, dhe të mos lejojmë largimin e të rinjve që duan të shërbejnë në vendin e tyre”, tha Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.