Sot në Komunën e Malishevës, janë hapur të gjitha shkollat, për klasat para fillore, klasat e para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, të gjashta dhe klasat e dhjeta, raporton Front Online.
Hapja e shkolla është sipas rekomandimeve nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht IKSHPK, duke zbatuar të gjitha masat anticovid.
Në hapjen e disa prej shkollave ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët në emër të Task Forcës komunale, kanë parë nga afër zbatimin e masave për mbrojtje ndaj Covid-19.
Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ju kanë dëshiruar suksese në mësime, e po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, që të zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse dhe parandaluese në raport me pandeminë Covid-19./Front Online

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023