Të mërkurën, Barcelona më në fund konfirmoi nënshkrimin me Wojciech Szczesnyn.
Portieri polak vjen si zëvendësuesi i Marc-Andre Ter Stegenit dhe ai do të konkurrojë me titullarin aktual Inaki Pena për t’u bërë numri një i Hansi Flick.
Sipas MD, pozicioni i portierit do të përcaktohet fillimisht nga forma e Penas. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që Barcelona të mos ketë një titullar të caktuar për pjesën e mbetur të sezonit.
Ekziston një mundësi që Flick të zgjedhë të ndajë përgjegjësitë e portierit midis Pena dhe Szczesny.
Barcelona po konkurron në katër gara këtë sezon – La Liga, Liga e Kampionëve, Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës – dhe ka mundësi që dy portierët të përdoren në një kompeticion ose dy secili.
Mbetet për t’u parë se si Flick i qaset situatës. Tani për tani, ai është i lumtur me Penan si portierin e parë të Barcelonës , por Szczesny është i vendosur t’i komplikojë gjërat. /Telegrafi/