×
  • Opinione
  • Opinione

    “Hamasi” shqiptar duket se fshihet mes nesh

    Mero Baze
    12 Tetor 2023

    Shkruan Mero Baze

    Një postim i Kryeministrit Edi Rama me godinën e ndriçuar të Universitetit me flamurin e Izraelit, përveç mbështetjes, shikohet qartë se ka marrë në një masë të madhe kundërshti nga qindra komentues shqipfolës, kryesisht nga Kosova. Edhe pse e dhimbshme ky është një fakt i provueshëm.

    Por ndryshe nga postimi i Edi Ramës, në postimin e Albin Kurtit pro Izraelit, nuk ka komente kundër Izraelit, pasi mbështetësit e tij që në shumicë duken me Hamasin, e identifikojnë Albinin si një udhëheqës që e thotë nga halli këtë çështjen pro izraelit.
    Të njëjtët janë agresivë për politikanë e tjerë shqiptarë, për të cilët u duket se e kanë seriozisht që janë me Izraelin.

    Komunitete të tilla politike, kanë aftësinë të kuptojnë kur ti e ke false apo të vërtetë qëndrimin ndaj tyre.

    Ky skanim, në fakt tregon një realitet të dhimbshëm që duhet ta pranojmë dhe që ka të bëjë me depërtimin e Islamit politik në shoqëritë tona, dhe që mund të na krijojë probleme në të ardhmen tonë, nëse bota hyn në këtë konflikt të gjatë dhe të rrezikshëm që duket qartë që është një konflikt mes civilizimeve dhe sistemeve politike.

    Në Kosovë, edhe disa deputetë të Parlamentit, kohë më parë janë shprehur hapur kundër Izraelit ndërsa komentuesit agresivë në shumicë nga Kosova në postimin e Edi Ramës, duket qartë që kanë gjuhën e urrejtjes të militantëve të Vetëvendosjes.

    Shqipëria dhe Kosova zyrtarisht janë në anën e Izraelit në këtë konflikt, por udhëheqësit politik, të dy vendeve, e kanë për detyrë jo vetëm të jenë formalisht pro Izraelit, por dhe të luftojnë kundër retorikës antisemitizmit dhe të mbështetësve të tyre.

    Në një anë është bota perëndimore, me sistemin demokratik dhe tolerancën fetare dhe nga ana tjetër është një botë e tërë me autokratë dhe fanatikë të fesë që shkojnë deri në terrorizëm. Është koha që politikanët shqiptarë t’i margjinalizojnë këto komunitete politike dhe të mos i përdorin për nevoja elektorale e më pas të bëhen shërbëtorë të tyre.

    Nëse ka një gjë që e mban në këmbë kombin shqiptar, është tejkalimi i ndasive fetare dhe injorimi i fanatikëve fetarë. Por duket se ISIS në fillim e Hamasi më pas, por na bën të ndjehemi të rrezikuar në identitetin tonë kombëtar./Tema

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.