×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi thotë se po tentohet kontrabandimi i Qeverisë së re

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, po thotë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është munduar që ta kontrabandojë kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollin, për t’i arritur numrat në mënyrë që ta votojë Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin

    Sipas Abazit, Thaçi po e bën këtë me idenë që dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga ai.

    Ndërkaq ai ka përmendur edhe përvjetorin e të pagjeturve, duke thënë se qeveria jolegjitime po formohet me ndihmën e Listës Serbe në ditët e këtij përvjetori.

    “Duke thyer çdo ligj e normë në kohë pandemie, tenton të kontrabandojë Pacollin në Kosovë për të arritur numrat. Qeveria legjitime rrëzohet në ditët e përvjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s, ndërsa qeverinë jolegjitime duan ta formojnë me Listën Serbe në ditët e përvjetorit të të humburve në Luftë. 30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit. Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    Abazi po thotë se Thaçi e ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të Kosovës, në kohën kur Gjykata Kushtetuese është e mbyllur, ndërkaq e premta është ditë pushimi, e të shtunën është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës.

    “30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit. Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën! Çka nuk është e qartë këtu?! Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndërsa ndarja e teritorit të Kosovës është akt lufte dhe përdhunim i sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së vendit”, ka shkruar Abazi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.