×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hakerët sulmojnë HIB Petrolin, dyshohet që morën të dhëna të rëndësishme të qytetarëve e institucioneve

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Dosje voluminoze me të dhëna tejet të rëndësishme të klientëve, detaje të marrëveshjeve milionëshe e bashkëpunëtorëve të kompanisë së derivateve HIB Petrol dyshohet se u kanë rënë në dorë një grupi hakerësh.

    Gazeta Infokus ka marrë vesh se afro një muaj më parë serverët e kompanisë në të gjitha pikat janë sulmuar njëherësh duke u pamundësuar përgjegjësve të kenë qasje në të dhëna.

    “Të gjithë kompjuterët janë sulmuar. Nuk ka mundur askush të hyjë e as ekspertët e teknologjisë informative të HIB-it nuk kanë pas mundësi me ndalë”, i ka thënë Gazetës Infokus një burim i afërt me këtë zhvillim brenda kompanisë.

    Skandali mendohet së është mbajtur i fshehur për më shumë se një muaj nga kompania, derisa Gazeta Infokus është interesuar për natyrën e të dhënave që kanë mundur të bien në duar të hakerëve.

    Madje për këtë dyshohet se as Policia e Kosovës nuk është njoftuar me kohë.

    Kështu ka lënë të kuptohet edhe drejtori i HIB Petrol, Hysen Lajqi, i cili ka konfirmuar sulmin, por as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar nëse e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

    Megjithatë, ai mohon që hakerët të kenë marrë të dhëna të rëndësishme të klientëve që ruheshin në databazat e kompanisë, e cila furnizon edhe një numër të madh të institucioneve e kompanive kosovare.

    “Sulmi i pasuksseshëm i bërë ndaj HIB Petrol para pak kohësh, në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në ekspozimin e të dhënave të kompanisë HIB Petrol, e aq më pak të dhënat e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve tona”, ka thënë Lajqi.

    Sipas tij, pavarësisht tentimit për sulm ndaj HIB Petrol, të dhënat e konsumatorëve janë 100 për qind të sigurta dhe pa asnjë gjasë për ekspozim tek asnjë palë e pa-autorizuar.

    “HIB Petrol e merr me shumë seriozitet ruajtjen dhe mbrojtjen e privatësisë së çdo konsumatori të saj, prandaj edhe zbaton masat më të rrepta të sigurisë për mbrojtjen nga sulmet qëllim-kqija të cilat synojnë kompremetimin e të dhënave të kompanisë”, ka thënë Lajqi.

    Ky nuk është rasti i parë i sulmeve kibernetike ndaj bizneseve në Kosovë këtë vit.

    Një grup hakerësh të pa njohur deri më tani në fillim të vitit kanë sulmuar llogaritë bankare të klientëve të Bankës Ekonomike në Kosovë.

    Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike, pati publikuar informacionin se të dhënat e qytetarëve tanimë janë në duar të pasigurta. Ai ka bërë publike edhe fotografi të të dhënave të publikuara nga hakerët.

    Sipas tij, dyshohet se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020 ndërsa sulmi u bë i ditur nga Medium dot com më 21 Prill 2020.

    Ekspertët e sigurisë së informacionit si në këtë rast alarmojnë për rrezikun që u kanoset llogarive të qytetarëve nëse të dhënat personale bien në duar të gabuara.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.