×
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori i Bankës Qendrore tregon se a do të rriten kamatat e atyre që kanë kredi

    FrontOnline
    17 Tetor 2022

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.

    Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të“Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, tha ai.

    Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.

    “Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.

    Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregëtare dhe kjo në mënyrë inderekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.

    Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.“Ne jemi duke bërë përpjekje si Bankë Qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha ai.

    Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.