×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia refuzoi të takohet me Kosovën për të pagjeturit, Hoti: Petkoviqi orkestroi dështimin

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel.

    Sipas Hotit, takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në këtë takim, edhe pse sipas tij, takimi ishte planifikuar para dy javëve.

    “Kryenegociatori i Serbisë ishte i pranishëm në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë çfarë ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave te Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve”.

    “Prania e z. Petkoviç në Bruksel është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit”.

    “Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel”, shkroi Hoti.

    Më tej, Hoti tha se kjo dëshmon për të disatën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme.

    “Kjo tregon edhe njëherë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur. Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat tona sipas agjendës së parashikuar, dhe për këtë kemi marrë njoftimin nga z. Lajçak që do të raportohet konstruktiviteti ynë dhe kërkesat tona tek vendet anëtare të BE-së”.

    “Ne vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira”, tha Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Shkurt 2025
    Çmenduri dhe absurditet! Vetëm në këtë mënyrë mund të përkufizohet rëndesa financiare që iu është vënë barrë qytetarëve të Kosovës, përgjatë katër...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ndërmarrja “Trepça” sot ka rimarrë nën menaxhim të gjitha pronat e saj. Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit...
    Kronika06 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...
    Të tjera
    Lajme06 Shkurt 2025
    Sot në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është...
    Vip06 Shkurt 2025
    Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga LDK, Hysen Çekaj, ka theksuar rëndësinë e mërgatës kosovare në procesin politik, duke e cilësuar angazhimin e saj...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.