Në mbrëmjen e së mërkurës në Lupq të Poshtëm të Podujevës një grua ka therur me thikë një burrë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se atij i janë shkaktuar lëndim trupore nga lëndimet e marra.
E dyshuara është arrestuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 26.08.2020-22:35. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.