×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gruaja e suksesit/ Nisi biznesin me 4 koshere bletësh, tashmë i ka mbi 100 sosh

    FrontOnline
    01 Gusht 2022

    Po i bënë përgatitjet e para.

    Edhe veshjen e ka adekuate, anipse thotë se është mësuar nga pickimi bletëve.

    Tymosja është hapi i parë, e procedurën e tregon vet.

    “Kjo është një pajisje që e përdorim kur duam me hap kosheren për qetësimin e bletës për me punu më lehtë me to”, tha Ardita Kastrati, Pronare e “Eko Mjalta”.

    Hapja e koshereve me bletë dhe puna me to tashmë është rutinë.

    E dashuria për to, bëri që Ardita të rikthej edhe kohën kur kosheret e bletëve ishin në këtë formë.

    “Këto janë dy koshere, i kemi lënë me punu bletët vet siç kanë punuar në kohët më përpara. Është vit i parë që i kemi vendosur në tokë, kanë punuar shumë mirë. I formojnë vet ramat, interesant i bëjnë”.

    Pavarësisht sfidave, ajo nuk u ndal.

    Biznesin e nisi me katër bletë, e sot Ardita nga Dobërdoli i Pejës, ka në pronësi rreth 100 koshere me bletë.

    Biznesin e kam filluar me katër bletë (koshere), kemi filluar vetëm sa për të pasur mjaltë sa për familje, mandej kemi shkuar edhe për familjar më të gjerë dhe më hyri ne qejf kjo punë dhe kam menduar me zgjeru biznesin. Tani kemi arritur diku përafërsisht 100 koshere me bletë, ku mendoj ende me rritë numrin sepse është profitabile dhe një punë të cilën munden me bë të gjitha femrat, por duhet me pas edhe përkrahjen e familjes sepse është biznes familjar që munden me punu e gjithë familja”, tha ajo.

    Nga bletët dhe dylli ajo tani po prodhon edhe produkte të tjera.

    Për këtë e ka në plan të hap edhe një dyqan.

    “I kemi katër lloje të mjaltit, gështenjës, bagremit, livadhit dhe bjeshkës, nëse na jep tani natyra në bjeshkë. I kemi pikat propolis, krema me propolis për fytyrë, i kemi tri lloje të kremave. Nga dylli i kam disa produkte, qirinj organik. Ka shumë sende që mundesh me i nxjerr prej bletëve”.

    Mbështetjen më të madhe thotë se e mori nga organizata “Syri i Vizionit”.

    “Jo, përveç subvencioneve nuk kemi pasur përkrahje prej Komunës, kam bë kërkesa. Shpresat i kemi që kanë me na ndihmu, nuk është vonë kurrë, përjashtim organizata ‘Syri Vizionit’ që na ka ndihmuar shumë me paisje me trajnime të ndryshme”.

    Në komunën e Pejës janë afër 2,000 biznese të regjistruara nga pronare femra. 

    Ku numër për periudhën e parë të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

    “Në vitin e kaluar deri më 1 korrik kanë qenë 220 biznese të regjistruara ndërsa sipas statistikave në vitin 2022 është 240 numri i bizneseve të regjistruara për këtë vit, duke e marrë parasysh se diku rreth 8 mijë biznese janë në komunën e Pejës të regjistruara, prej tyre rreth 2 mijë janë të regjistruara nga pronare femra duke e marrë parasysh se diku 25% është regjistrimi i bizneseve të udhëhequra nga gratë”, tha Sami Gashi, Udhëheqës i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

    Ai tregon edhe për ndihmën që ata u japin grave në procedurat për hapje të bizneseve, derisa tregon se subvencionimi bëhet direkt nga Komuna dhe Kryetari.

    “Sa i përket kësaj na iu kemi dalë në ndihmë rreth informatvae se çfarë duhet të bëhen. Sa i përket subvencionimeve për ndihmë të bizneseve femra apo coftë të ndonjë biznesi tjetër janë nga kryetari që e ka atë të drejtë që t’i subvenciojnë”, pohoi Gashi.

    Për gjitha gratë që duan të hapin një biznes apo të aftësohen për një punë, ekziston edhe Qendra për Aftësim Profesional në Pejë.

    E interesimi nuk mungon.

    “Janë disa profesione që u përshtaten grave në përgjithësi, si administrim biznesit, kompjuter, kontabilitet, vetëpunësim, ku shprehet interesim të madh. Vetëm prej 51 personave që i kemi në trajnim 38 janë femra që i kemi me ‘Syrin e Vizionit’ ku shumica prej tyre kanë qenë përfitues të granteve përmes projekteve dhe kanë dashur të kryejnë profesionin për aftësim biznesi dhe vetëpunësim në mënyrë që biznesi i tyre të zhvillohet sa më mirë”, tha Edison Bërdyna, Udhëheqës i Qendrës për Aftësim Profesional.

    Certifikata pas trajnimit njihet edhe jashtë vendit.

    Për punë këtë vit u aftësuan rreth 350 persona, e vijueshmërinë po e ndjekin 96 persona.(grafikë)

    “Gjatë këtij viti kemi aftësuar diku rreth 350 persona dhe janë në vijueshmëri afër 96 persona në profesione të ndryshme”, tha Bërdyna.

    Por, pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë në Kosovë.

    Këtë e tregojnë edhe statistikat zyrtare. Sipas platformës elektronike “Bizneset e Hapura”, vetëm 11,57 për qind e bizneseve aktive në Kosovë, ose 20,406 biznese udhëhiqen nga gratë.

    Sipas kësaj platforme, në  Komunën e Pejës janë 1,217 biznese ose 12,53 % e bizneseve aktive të regjistruara nga gratë.

    Kjo video na tregon se mundësitë për sukses ekzistojnë. Institucionet, organizatat joqeveritare, donatorët, Qendrat e Aftësimit Profesional të gjitha bashkë duhet të shihen si mundësi te shumta për zhvillim personal që edhe mund të shpejtojnë punësimin e tyre në të ardhmen.  Ardita filloi me pak dhe ia doli, shpresojmë që edhe gratë tjera të motivohen nga suksesi i Arditës dhe te ndjekin ëndrrën e tyre.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.