I deleguari i posaçëm i presidentit amerikan në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar se agjenda e bisedimeve përqëndrohet fillimisht në çështjet ekonomike, hapjen e vendeve të punës në rajon, realizimin e marrëveshjeve konkrete që do të mundësojnë ardhjen e kompanive perëndimore në të dy shtetet, transmeton portali “Front Online”.
Duke folur për befasitë që janë prezantuar në tavolinën e bisedimeve, Grenell ka thënë se nuk ka bisedime pa befasi, të cilat, sipas tij, gjithnjë janë të mira.
“Kemi prezantuar befasi, mirëpo asnjëra palë nuk ka qenë aq e befasuar”, ka sqaruar Grenell për “Newsmax”, duke shtuar se nuk e pranon “JO” si përgjigje.
/Front Online”