×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Boltonit, jo e Trumpit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë të çartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi.

    Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Washington me 27 qershor.

    Sqaroi se çështja e shkëmbimit të tokave mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës.

    “Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton” , ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.

    Prandaj Grenell thotë se është duke luftuar me këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që Bolton ka ndjekur një politikë të veten e jo të presidentit Trump.

    “Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Washingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te WSashingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikes”.

    Kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e emisarit të Donald Trumpit, Richard Grenell, dhe do të priten edhe nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Robert O’Brien.

    Lidhur me këtë takim dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Ëashigton do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

    “Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë i hap dyert për një zhvillim të ri ekonomik dhe të investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për ta nisur një etapë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e rajonit e meritojnë këtë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane të Prishtinë në Tëitter

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.