×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Grenell godet Vucicin: Refuzon të mohojë se do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem. Por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e ka konfirmuar emisari Richard Grenell

    Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vucic indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

    “Pavarësisht thashethemeve, Vucici i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jerzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.

    Vlen të theksohet se kjo gjë ka qenë pjesë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan.

    Donald Trump e ka siguruar Kosovën në anën tjetër, se në bazë të marrëveshjes, Izraeli e njeh si shtet të pavarur.

    Ndër të tjera marrëveshja e arritur përmban më shumë çështje ekonomike, ku përfshihen edhe invistime miliona eurosh në vend.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.