×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci del para Supremes, bisedat e ‘Pronto’-s i quan ‘konsultative’

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme të Kosovës për ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovcin lidhur me aferën “Pronto”. Vendimi do t’iu dorëzohet palëve me shkrim.

    Në këtë seancë vetë Grabovci ka thënë se është i habitur me faktin se është dënuar nga Gjykata e Apelit duke shtuar se nuk i ka bërë padrejtësi askujt.

    “Më çudit fakti si mund të akuzohem që i kam bërë padrejtësi dikujt”, ka thënë Grabovci.

    Ndërkohë bisedat e shumta të publikuara, Grabovci ka thënë se kanë qenë “konsultative”.

    Grabovci në fjalën e tij ka thënë se “i vjen keq çka ka ndodhur”.

    “Mua më është bërë gjykim moral. Atë çka ka ndodhur në Gjykatën e Apelit, e vlerësoj plotësisht të padrejtë”, ka thënë tutje ai.

    Avokati Florent Latifi që e përfaqëson Grabovcin ka thënë se shpreson që Supremja do të përgjigjet për ligjshmërinë e provave.

    Latifi pretendon se materialet që janë përdorur në këtë procedurë penale do të duhej të asgjësoheshin.

    Sipas Latifit, këto prova do të duheshin të shpallen të papranueshme e siç ka thënë ai, me të tilla veprime rrezikohet siguria juridike e secilit.

    Grabovci dhe të akuzuarit tjerë në rast, në janar të 2020-s ishin liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Gjykata e Apelit i kishte gjetur fajtorë. Grabovcit i ishte shqiptuar dënim me 1 vjet e dy muaj burgim, që nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh. Grabovci ishte ankuar në vendimin e Apelit.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në vjeshtë të vitit 2023, qytetarët serbë të Kosovës, mund të aplikojnë për verifikimin e diplomave...
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens, ku i...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së...
    Të tjera
    Kronika12 Maj 2024
    1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 23...
    Vip12 Maj 2024
    Dy banorët Juli dhe Meritoni janë vendosur në televotim direkt kokë më kokë. Kjo përballje vendimtare do të përcaktojë se kush do...
    Lajme12 Maj 2024
    “Artistja ynë mahnitëse e re Eden Golan me këngën e saj “Hurricane” e arriti një rezultat të shkëlqyeshëm në finalen e edicionit...
    Lajme12 Maj 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-shefin e tij në qeversije, Albin Kurtin për mundësinë e dështimit të anëtarësimit...
    Kronika12 Maj 2024
    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lushtaku tha se Tahiri...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit nga kompani kosovare që përzgjedhin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.