Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj.
Policia njofton se i dyshuari e ka dërguar viktimën në emergjencën e Ferizajt dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njofton më tej policia përmes raportit.