×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale jep detaje për paraqitjen e parë të Hysni Gucatit para Gjykatës

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi kanë dhënë detaje për paraqitjen e kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucatit para Gjykatës.

    Nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Gucati do të paraqitet para Gjykatës të enjten, më 1 tetor në orën 15.

    Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

    Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike.

    Sot ndërkaq para Gjykatës në ora 15:00 para Speciales do të paraqitet nënkryetari i OVL-UCK’së, Nasim Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj ose rreth 770 euro. Në...
    Lajme02 Qershor 2025
    Paga mesatare bruto në vitin 2024, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër...
    Lajme02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka njoftuar se sot janë ndaluar 15 persona. Sipas organit të akuzës, ata dyshohen për disa vepra penale....
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 4 qershor, duke shënuar kështu përpjekjen...
    Lajme02 Qershor 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë...
    Lajme02 Qershor 2025
    GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet direkte Prishtinë- Paris- Prishtinë. Tani çdo të hënë dhe të...
    Lajme02 Qershor 2025
    I është vënë gur themeli i objektit të Institutit Special në fshatin Zborc të Shtimes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali , gjatë edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Është gruaja e parë që ka udhëhequr shtetin, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Rajonin. Ka arritur gjithashtu gradat më të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.