×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata bllokon ligjin kundër abortit në Georgia të ShBA-së

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    Një gjykatës federal në Georgia të Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kundër abortit në këtë shtet. Sipas këtij ligji, aborti është i ndaluar që nga java e gjashtë e shtatzënisë.

    Ligji i nënshkruar nga guvernatori republikan, Brian Kemp, ishte paraparë të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

    Disa grupe të të drejtave civile dhe mjekë i paditën zyrtarët shtetërorë në qershor në përpjekje për ta bllokuar futjen në fuqi të këtij ligji.

    Në anën tjetër, zyra e guvernatorit ka thënë se janë duke e shqyrtuar vendimin e gjykatës.

    Sipas ligjit të ashtuquajtur “ligji i të rrahurave të zemrës”, aborti është i ndaluar nga momenti kur në barkun e nënës vërehen të rrahurat e zemrës së frytit. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh në javën e gjashtë të shtatzënisë, kur shumë gra ende nuk e dinë që janë shtatzëna.

    Ky ligj bën përjashtime për raste të veçanta, përfshirë shtatzëninë e nisur nga dhuna seksuale, incesti, rreziku për shëndetin e nënës ose problemet serioze shëndetësore të frytit.

    Georgia është në mesin e disa shteteve të udhëhequra nga republikanët, të cilat miratuan ligje të rrepta kundër abortit gjatë këtij viti. Sidoqoftë, asnjë ligj nuk ka hyrë ende në fuqi për shkak të ankesave të dorëzuara nëpër gjykata, shkruan “BBC”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.