×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjurmë këmbësh 120 mijë vjeçare gjenden në Arabinë Saudite

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Qindra gjurmë këmbësh të fosilizuara që thuhet se janë të vjetra 120 mijë vjet janë zbuluar në Arabinë Saudite dhe ato mund të dëshmojnë lëvizje njerëzore në rajon, sipas një studimi të ri në Science Advances.

    Studiuesit zbuluan qindra gjurmë këmbësh të fosilizuara, të cilat ishin të ekspozuara nga erozioni i sedimenteve, gjatë një hulumtimi të një liqeni antik në shkretëtirën Nefud të Arabisë Saudite, raporton CNN.

    Midis 376 formave antike të zbuluara rreth liqenit Alathar, ekspertët identifikuan gjurmët e kafshëve, duke përfshirë printime që u përkisnin kuajve, deveve dhe elefantëve, transmeton Telegrafi.

    Por, çuditërisht, studiuesit thanë se kanë zbuluar shtatë gjurmë këmbësh njerëzish, të cilat, nëse konfirmohen, mund të jenë provat më të hershme të specieve njerëzore në Gadishullin Arabik.

    Studiuesit besojnë se gjurmët e këmbëve janë të periudhës së fundit ndër-akullnajore. Të dhënat arkeologjike tregojnë se këto kushte ndihmuan migrimin e njerëzve nga Afrika në Levant.

    Pasi studiuan gjurmët e këmbëve, ekspertët besojnë se përqendrimi i dendur i gjurmëve sugjeron se kafshët ishin mbledhur rreth liqenit, si rezultat i kushteve të thata dhe ujit të pakësuar, ndërsa njerëzit mund ta kishin përdorur zonën për ujë dhe për të kërkuar ushqime. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.