Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka porositur nga Beogradi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, që të mos mendojnë se më 27 qershor në Washington, Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës.
Nga Washingtoni do të kthehen pa njohjen e Kosovës, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media duke shtuar se porosia e Serbisë iu drejtohet ‘liderëve të partive separatiste dhe organizatave në Kosovë’.
Siç tha Gjuriq, shumë gënjeshtra janë paraqitur kohëve të fundit lidhur me karakterin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit në Washington, të ftuara nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog, Richard Grenell.
Sot, presidenti Thaçi deklaroi se Kosova e konsideron takimin e 27 qershorit si kthesë historike dhe mundësi e papërsëritshme për të filluar procesin “tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes”.

Të tjera
-
07:55 | 03 Mars 2021
-
07:52 | 03 Mars 2021
-
07:48 | 03 Mars 2021
-
07:46 | 03 Mars 2021
-
07:39 | 03 Mars 2021
-
07:35 | 03 Mars 2021
-
Bota/RajoniSHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh07:31 | 03 Mars 2021
-
07:29 | 03 Mars 2021
-
07:28 | 03 Mars 2021
-
07:26 | 03 Mars 2021
-
01:22 | 03 Mars 2021
-
01:07 | 03 Mars 2021