Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një feste, nga i dyshuari mashkull kosovar në Prishtinë është konfiskuar një pistoletë me gas me 16 copë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të njëjtës armë.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.