×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Me vendim të kryetarit të Gjilanit, njëherësh udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë mbyllyur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.

    “Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të matures që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Edhe në këtë takim, Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka shkuar për homazhe për babanë e ish-presidentit Thaçi. Ai gjithashtu është shkruar në Librin...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka vizituar për ngushëllime familjet e dy vajzave që vdiqën në aksidentin e 14 marsit. Ai...
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur avokati nga Podujeva, Gëzim Namani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni....
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Rritja e tarifave të energjisë, goditje e rëndë Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundërshton rritjen e tarifave...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi thotë se rezultati për partinë e...
    Lajme18 Mars 2025
    Është raportuar në polici se katër burra janë rrahur mes vete. Policia ka bërë të ditur se dy prej tyre janë arrestuar...
    Kronika18 Mars 2025
    Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Kaçanik, duke vjedhur kështu stoli ari. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, më 18 mars 2023, ishin dakorduar për...
    Kronika18 Mars 2025
    Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.