×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani e Instituti për Zhvillim dhe Integrim mbështetin ndërmarrësit e rinj

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Deniza Limani, ka mbajtur takim pune me Institutin për Zhvillim dhe Integrim, ku kanë apeluar që të rinjtë të aplikojnë në këtë projekt-trajnim i cili financohet nga departamenti i rinisë në MKRS, që ka të bëj me aftësimin e të rinjëve në ndërmarrësi dhe ide për biznes.

    Në fjalën e saj, drejtoresha Limani ka inkurajuar të rinjtë që të aplikojnë në këtë projekt – trajnim për ndërmarrësi, sepse në të ardhmen shumë më lehtë do ta kenë mundësinë që të nisin biznesin e tyre dhe njëkohësisht edhe të krijojnë vende të reja pune.

    “Ky projekt që implementohet nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim, do të trajnoj rreth 40 të rinj të cilët më pas do të kenë të drejt aplikimi për grantet e ndërmarrësisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Njëkohësisht do të marrin edhe përkrahje për idetë e tyre biznesore. Apeloj që të aplikojnë të gjithë të rinjtë nga mosha 18-24 vjet dhe urojmë që ky projekt t’u shërbej atyre për zhvillimin e idesë në të bërit biznes gjatë të ardhmes”, ka thënë ajo mes tjerash në këtë takim.

    Ndërsa, përfaqësuesit e Instituti për Zhvillim dhe Integrim kanë potencuar detajet që parasheh projekti për aktivizimin dhe përgatitjen e të rinjve në zhvillimin e ideve biznesore dhe ndërmarrësisë.

    Ata, gjithashtu, kanë njoftuar se pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë të drejtë aplikimi në financim për grantet që i shpall MKRS sipas kalendarit të saj.

    Temat e trajnimit do të jenë për njohuritë themelore në ndërmarrësi, hyrje në ndërmarrësi dhe planifikimi i biznesit, administrim biznesi, menaxhimi, marketingu dhe shtija, hartimi i biznes planeve sipas kërkesave të MKRS dhe donatorëve tjerë, prezantimi dhe paraqitja e ideve dhe planifikimi financiar.

    Të gjithë të rinjtë e interesuar aplikimin mund ta bëjnë vetëm online në linkun më poshtë.

    https://docs.google.com/forms/d/1zjT0W2mx1wN3Npy8CFun25BPDZuroaiE6o_HztEtYLA/edit
    Afati i fundit për aplikim eshte – 15 Gusht 2020

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.