Autoriteti kryesor i shëndetit publik në Gjermani ka paralajmëruar se shkalla e infektimeve me koronavirus në vend mund shumë shpejt të dalë jashtë kontrollit, pas rritjes enorme të numrit të të prekurve gjatë 24 orëve të fundit.
Shteti më i madh i Evropës ka evidentuar rreth 4 mijë raste të reja ditore me COVID-19, ndërsa parashikimet janë se shifra shumë shpejt mund të shkojë në më se 10 mijë në ditë.
Lothar Viller, kryetar i Institutit “Robert Koch”, ka ngritur alarmin se përhapja e virusit do të bëhet e pakontrollueshme.
Gjermania, e lavdëruar gjithandej për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, është ballafaquar me shtim të rasteve të reja kryesisht në Berlin dhe në disa pjesë të Vestfalisë Veriore. Shkalla aktuale e infektimeve është më e larta që prej prillit të vitit të shkuar, kur vendi kishte numër rekord rastesh.
Tani aty janë mbi 31 mijë raste aktive të infeksionit me koronavirus.