×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Gjermania gjurmon të infektuarit me App

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Në përpjeke për ringjallur sektorin e turizmit, Gjermania hodhi në qarkullim një aplikacion për gjurmimin e të infektuarve me Covid-19.

    Sipas autoriteteve, me këtë aplikacion synohet të këputet zinxhiri i infektimeve, ndërsa garantohen standardet më të larta për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

    Gjermania po përpiqet të mobilizojë qytetarët të instalojnë në smart-phone-ët e tyre një aplikacion të ri për gjurmimin e të infektuarve me Covid-19 me synim për të këputur zinxhirin e transmetimit. Covid-Warn-App do të jetë një prej disa aplikacioneve që janë hedhur në qarkullim nëpër Europë e që nga qeveritë shikohet si mjet për të ringjallur sektorin e turizmit.

    Aplikacioni përdor valët e shkurtra radio Bluetooth për të monitoruar kontaktet e ngushta midis njerëzve dhe lëshon sinjale paralajmëruese nëse ndonjë prej tyre rezulton pozitiv.

    “Ky nuk është aplikacioni i parë që gjurmon të infektuarit me koronavirus, por jam shumë i sigurtë se ky është më i mirë në botë,” tha sekretari i kabinetit i kancelarisë gjermane Helge Braun gjatë prezantimit.

    Gjermania ndjek shembullin e Italisë, Polonisë dhe Zvicrës për përdorimin e aplikacioneve për stamtphone mbi bazën e teknologjisë së zhvilluar nga Apple dhe Google për mbrojtjen e të dhënave personale, duke i rezervuar këto në mënyrë të sigurtë në aparatet e përdoruesve.

    Plani thuajse dështoi në muajin prill pasi Berlini zyrtar braktisi projektin fillestar për t’i ruajtur të dhënat në një server qendror.

    Deri tani mbështetja popullore për aplikacionin është mesatare sipas Politbarometer, sondazhit që zhvillohet nga televizioni ZDF.

    “Sapo mësova për këtë aplikacion dhe do ta instaloj menjëherë. Jam kureshtar për mënyrën se si do të funksionojë me personat që do të kem pranë. Le të shohim,” thotë një qytetar.

    Sondazhi gjeti se 42% ishin pro shkarkimit të aplikacionit, 46% kundër, ndërsa 8% e të pyeturve nuk kishin smartphone.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryebashkiaku i Tiranës la burgun e Durrësit për gati tre orë mbasi me kërkesë të prokurorëve ai duhet të merrej në pyetje....
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Pas takimit është paralajmëruar konferenca për media.  ...
    Lajme20 Mars 2025
    Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Gazeta online merr vesh se hetuesit...
    Lajme20 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.