×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania arreston një kosovar për falsifikim pasaportash

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, disa trafikantë janë arrestuar gjatë operacioneve në nivel vendi, përfshirë një kosovar, i cili dyshohet për falsifikim të pasaportave.

    Policia federale e Gjermanisë një ditë më parë e filloi një operacion të gjerë kundër trafikantëve dhe falsifikuesve të dyshuar të pasaportave. Nga mbrëmja e kaluar, forcat e sigurisë i kanë bastisur gjithsej 26 banesa, restorante dhe biznese në pesë rajone.

    Këto bastisje, të udhëhequra nga Zyra e Prokurorit Publik dhe policia federale e Hanoverit, u kryen në rajonet Saksoni e Ulët, Hamburg, Nordrhein Westfalen, Thuringia dhe Baden-Württemberg. Në këto aksione ishin të përfshirë 530 policë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar fletarrestime për tre persona.

    Sipas të dhënave të revistës së njohur gjermane, në qendër të këtyre hetimeve është shqiptari nga Kosova, Shefqet H., 65 vjeç. Bëhet e ditur se ai u arrestua në Schneverdingen. Hetuesit e akuzojnë atë për falsifikim të pasaportave, kryesisht për shtetas shqiptarë, duke ua mundësuar atyre qëndrimin ilegal në Gjermani.

    Kosovari i arrestuar e kishte një metodë të veçantë të mashtrimit. Besohet se ai u ofronte klientëve të tij pasaporta të vërteta, por me vula të rreme të kontrolleve kufitare, në këmbim të parave. Pasi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani maksimalisht 90 ditë brenda një gjysmëviti pa vizë, klientët e tij kanë mundur të jetojnë ilegalisht në Gjermani për vite të tëra për shkak të vulave të rreme. Kjo gjë nuk është vërejtur gjatë kontrolleve.

    Dyshohet se Shefqet H. e ka pasur një lloj “sponsori të pasaportave”, sidomos në rrethet e krimit të organizuar në pjesën veriore të Gjermanisë. Për shembull, thuhet se ai i ka pajisur bandat e drogës me pasaporta të falsifikuara dhe me dokumente të tjera në mënyrë që ato të mund të bënin biznes në Gjermani. Për vulat e falsifikuara, ai kërkonte shpërblim prej 500 eurosh e lart. Ai ka të kaluar kriminale për krime të ngjashme. Policia ka gjetur në banesën e tij dëshmi të shumta, përfshirë qindra dokumente dhe vula.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.