×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermanët zbulojnë sesi Kina tenton të manipulojë për koronavirusin

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Diplomatët kinezë iu janë drejtuar zyrtarëve të lartë gjermanë, në përpjekje për të inkurajuar ata që të bëjnë deklarata pozitive, sa i takon mënyrës sesi Pekini ka menaxhuar dhe po menaxhon pandeminë e COVID-19, tha në një letër Ministri i Brendshëm i Gjermanisë.

    “Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të bëra nga diplomatët kinezë me qëllim të ndikimit të deklaratave pozitive publike mbi menaxhimin e coronavirusit nga Republika Popullore e Kinës, por qeveria federale gjermane nuk i ka përmbushur këto kërkesa”, thuhet në letrën, publikuar nga Reuters sot (26 prill), shkruan Stairs Times.

    Letra ishte e datës 22 prill dhe iu dërgua anëtares të parlamentit të Partisë së Gjelbër, Margarete Bause në përgjigje të pyetjes së saj nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar me zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin komente pozitive.

    Komente nga ministria e brendshme u raportuan për herë të parë nga gazeta Welt am Sonntag. Gazeta citoi ambasadën kineze në Berlin si dhe kundërshtimin e raportit si të pavërtetë dhe të papërgjegjshëm.

    Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria kishte pranuar përpjekjet e Kinës për të përmirësuar pandeminë, veçanërisht që nga 23 janari, madje edhe pa u kërkuar ta bënte këtë nga Pekini.

    Ajo vazhdoi të thotë që Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa thënë nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente apo jo.

    Të premten, Reuters raportoi se Kina kërkoi të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian që pretendon se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e coronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike.

    Çështja ka qenë e nxehtë edhe mes SHBA e Kinës, teksa Uashingtoni e akuzon Pekinin për fshehje informacioni për COVID-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.