Një person është gjetur sot pa shenja jete pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tutje bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’./Front Online