Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë paraditën e së enjtes.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa rasti po hetohet.
“Pejë 25.08.2022 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK.