Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjës kanë dalur njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë:
“Fushë Kosovë 29.05.2023 – 00:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.