Policia e Kosovës ka marr informacion dje për një mjet shpërthyes në Shtërpcë, raporton Front Online.
Ky mjet sipas PK-së është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësia për deminim në kuadër të FSK-së.
“Shtërpce 12.07.2020 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /Front Online