Dje në Gjakovë një person ka gjetur një mjet shpërthyes në një fushë.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Ata bënë të ditur se njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.
“Rr. Burim Hamza, Gjakovë / 02.04.2024 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftim.