Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Gjakovë 29.03.2023 – 09:40. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online