Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër.
Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në ambientet e konviktit të shkollës private.
Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte.
Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private.
Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës./A2CNN