Policia është informuar, se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, një person ka vdekur.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.
]Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Front Online/