×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë vitit 2019, 4 mijë e 335 qytetarë nga Kosova qëndruan ilegalisht në vendet e BE-së

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Instituti EPIK në publikimin e radhës “CATCH-22: Alienët nga Ballkani Perëndimor në BE” ka bërë të ditur se gjatë vitit që e lamë pas, 66 mijë e 325 qytetarë nga Ballkani Perëndimor janë zënë duke qëndruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.

    Sipas EPIK, kjo ka qenë një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2018. Në këtë rritje ka kontribuar kryesisht Shqipëria.

    “Top tre vende të BE-së ku janë zënë duke qëndruar ilegalisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 janë: Gjermania (20,015), Greqia (10,130) dhe Hungaria (7,925).

    Në vitin 2019 37,460 qytetarë të Shqipërisë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Top tre vende të BE-së ku janë zënë qytetarë të Shqipërisë duke qëndruar ilegalisht janë: Gjermania (7,480), Greqia (10,030) dhe Franca (4,430)”, thuhet në njoftim.

    Në rastin e Kosovës gjithsej 4,335 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë vitit 2019. Ky ishte niveli më i ultë historik për Kosovën. Top tre vende të BE-së ku janë zënë me qëndrim ilegal qytetarë të Kosovës janë: Gjermania (2,165), Franca (620) dhe Kroacia (465), raporton Telegrafi.

    “Nëse analizojmë këto të dhëna në një perspektivë më të gjatë kohore 2009-2019, Shqipëria përsëri udhëheq rajonin për nga numri i qytetarëve me qëndrim ilegal në BE. Në periudhën 2009-2019 gjithsej 780,950 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. 415,745 nga këta kanë qenë nga Shqipëria. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Shprehur ndryshe, 14.5% të popullatës së Shqipërisë është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019.

    Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019”, thuhet në njoftim.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.