×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërxhaliu: Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë arteria kryesore e të hyrave në Kosovë

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Safet Gërxhaliu, ish ktyetari i OEK thotë se diaspora është arteria kryesore e të hyrave të Kosovës. Ai thotë për “Front Online” se Kosova duhet të jetë më mirënjohës karshi diasporës dhe dërgesave të tyre.

    Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë arteria kryesore e të hyrave në Kosovë. Fati më i madh i Kosovës është që dy shtyllat kryesore janë duke funksionuar, është sektori privat dhe e dyta është dërgesa e diasporës, të cilët me të vërtetë kanë bërë shumë hapa. Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës që ka dërguar mbi një miliardë euro, por me përgjegjësi të plotë e them që nuk është morale dhe etike që kontributi i diasporës ndaj Kosovës është shumë më i madh se sa buxheti i planifikuar i cili votohet në Parlament. Prandaj duhet të jemi mirënjohes dhe falënderues ndaj tyre”, tha ai.

    Për Gërxhaliun brengosëse është që klasa politike mendon për diasporën vetëm në kohë zgjedhjesh dhe se të hyrat e tyre do duhej të përdoreshin në mënyrë më profesionale që shërbejnë për një zhvillim ekonomik.

    Ajo çka më brengosë më tepër është se diaspora është aktuale vetëm në fushata zgjedhore, diaspora ka kontribuar vërtetë dhe ato remitanca ndikojnë në aspektin ekonomik edhe në aspektin social. Por besoj që është koha kur institucionet duhet të mendojnë më tepër dhe në mënyrë më profesionale që të shfrytëzohen remitencat për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, due investuar në prodhim, në edukim, në teknologji, duke investuar në inovacione dhe besoj që ambasadorët e shtetit janë diaspora. Jam me shpresë që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pako apo strategji nga kandidatët/partitë poltike që do të garojnë, ku vërtetë diaspora do të jetë në fokus dhe do të ketë lehtësime për diasporën në forma më të avancuara”, tha tutje ai.

    Gërxhaloi thekson se diaspora do duhej të përdoreshin si investime, dhe në këtë aspekt të merreshin shembull vendet e rajonit.

    “Pjesa dërmuese e parave të diapsorës shkon në konsum, një pjesë shkon në patundshmëri, banesa apo shtëpi dhe besoj që është koha kur nuk duhet të trajtohet remitanca si investime të huaja por investime të diasporës dhe të ketë një lehtësi qoftë në aspektin e mbështetjes financiare, apo në formë subvencionimi, duhet të mësohemi nga vendet rajonale në këtë aspekt., që kanë bërë hapa të avancuar në këtë drejtim, prandaj duhet t’i bëhet nder mundit dhe sinqeritetit të diasporës”, tha ai.

     

     

     

    Diaspora dërgoi 1.3 miliardë €, mjetet kryesisht shkojnë në sektorin e patundshmërisë dhe gastronomisë

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.