
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Abrashi, e ka shpalosur strategjinë dalëse pas pandemisë së koronavirusit.
Abrashi tha se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme për të u kthyer në normalitet.
“Duke iu referuar deklaratave të ekspertëve të ISHPK-së, Kosova ka hyrë në kulmin e Pandemisë dhe se në fund të muajit Prill pritet rënia e rasteve e të infektuarve dhe stabilizimi i situatës shëndetësore. Është koha që të planifikojmë qartë fillimin e kthimit në normalitet për qytetarët e vendit dhe hapat që duhet ndërmarrë në aktivizimin e bizneseve që nuk kanë funksionuar gjate masave në luftë me Pandeminë”.
Ai ka kërkuar reagim të shpejtë duke theksuar se 60 përqind e bizneseve nuk do të i mbijetojnë kësaj krize.
“Po hyjmë tashmë në javën e gjashtë të masave kundër Covid-19 dhe ekonomia e vendit ka përjetuar një çrregullim të madh, pasojat e së cilës do ti ndjejmë të gjithë. Tashmë kemi rënie të të hyrave, ngritje të numrit të papunësisë, problem me likuiditetin e kompanive dhe rënie ekonomike që po parashikohet të jetë nga – 3 përqind deri – 5 përqind. Nga hulumtimi i bërë me bizneset, nga Odat dhe Asociacionet e Bizneseve në Kosovë, del se 60 përqind të bizneseve janë deklaruar se nuk do ti mbijetojnë kesaj krize, kurse rreth 30 përqind të bizneseve kanë deklaruar që kanë larguar punëtorë nga puna që në javën e tretë të masave. Situata kërkon reagim të shpejtë!”.
Rikthimi sipas tij është paraparë të ndodhë në tre:
https://www.facebook.com/gazmendabrashi/posts/1789630637844343