Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë Covid 19 ka arsyetuar disa prej vendimeve të ish-Qeverisë Kurti.
Ajo, masat restriktive për virusin korona dhe lirimin e tyre që kanë ndodhur gjatë qeverisjes paraprake, i konsideron si standarde ndërkombëtare që janë ndërmarrë nga çdo shtet.
Gaxherri: Këto janë standarde ndërkombëtare
“Situata është shumë serioze, është alarmante. Gjendja e kohës së masave të shtrënguar në ish-qeverinë dhe lirimi i tyre që është bërë me 1 qershor ka ndryshuar shumë. Por këto janë standardet ndërkombëtare. As ish-qeveria si ka marrë masat shtrënguese, ndonëse ishte jo kushtetuese vetëm si Kosovë për ishin tërë bota të njëjta. E as lirimit të këtyre masave që i kanë bërë, pasi i patën bërë të gati të gjitha shtetet tjera. Për këtë jemi para kësaj situate”, tha ajo./kp/