Shefi i deputetetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se, VV-ja po i linçon deputetët e LDK-së, për mosvotimin e djeshëm, raporton Front Online.
Gashi ka thënë se ka pasur kërcënime ndaj deputetëve të LDK-së të cilët nuk votuan mbrëmë për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.
Ani ka bërë thirrje të ndërpriten këto përndryshe do të e shqyrtojnë qëndrimin e tyre si pari për votimin pro Osmanit Presidente.
“Po i paralajmëroj që të i ndalin këto lloj komunikimi përndryshe do të e shqyrtojmë qëndrimin tonë.
Ne do të marrim pjesë në seancë po nëse fillon ky lloj komunikimi ne do ta e shqyrtojmë këtë vendim, e keni parë mbrëmë konferencën e zonjës Kusari, ajo është thirrje për linçim”, ka thënë Gashi./Front Online/