×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi për tërheqjen e Kurtit nga Ligji për Zgjedhje: S’funksionojmë me komunikata

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Tashmë deputetëve iu ka shkuar edhe mesazhi për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

    Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë informacione nëse sot do të mbahet seanca ku do të hidhet në votim zgjedhja e presidentit.

    Por se a do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e peridentiti, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi për KosovaPress thotë se nuk mund të flas mbi hipoteza dhe pa diçka korrekte meqë ende nuk kanë informacione rreth seancës.

    I pyetur se në rast se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes tërhiqet nga iniciativa për ndryshime të shpejta në Ligjin për Zgjedhje për çka u la të nënkuptohet edhe në komunikatën e ushtruesit të detyrës së presidentit Glauk Konjufca, Gashi thotë se asgjë nuk shkon nëpërmjet komunikatave.

    Porse a do të marrë apo jo pjesë LDK në seancë kur të votohet presidentja do të diskutohet në LDK pasi gjithçka të bëhet zyrtare nga Kuvendit rreth seancës.

    “Nuk kam informacion për seancë. Nuk funksionojnë këto punë përmes komunikatave të njërës palë pa marrëveshja të palës tjetër. Kur të bëhet fakt do ta shiqojmë dhe të shohim”, ka thënë Gashi.

    Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.

    Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.